Sport

Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti: Duam të shënojmë më shumë gola për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

October 16, 2024

Sulmuesit Ermal Krasniqi e Emir Sahiti janë shprehur se duan të shënojnë më shumë gola për të gëzuar tifozët e Kosovës.

Dyshja ishin fantastik në fitoren e Kosovës 3:0 ndaj Qipros, ku secili realizuan nga një gol.

Krasniqi, për të cilin ishte goli i dytë radhazi për Kosovën për “RTK”, tha se ia dedikon djalit, ndërsa synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

“Siç kam thënë edhe më parë, nuk do të ndalem. Shpresoj të vazhdoj t’i gëzoj tifozët e Kosovës. Normalisht kam qenë gati për të dhënë maksimumin për fanellë, tashmë veç po më shpërblehet për punën time”.

“Edhe këtë gol ia dedikoj djalit, i cili ma ka ndryshuar jetën për të mirë”.

Ndërsa, Emir Sahiti që realizoi të parin në fanellën e Kosoovës deklaroi se është shumë i kënaqur, por që shpreson të vazhdojë në të njëjtën mënyrë.

“Është një ndjenjë shumë e mirë për të shënuar për vendin tënd, lojtarët e kanë dhënë maksimumin. Kanë bërë një lojë shumë të mirë, secili ka dhënë 100 për qind. Jam i kënaqur me paraqitjen time, krenar që kam shënuar, është goli i parë dhe shpresoj të vazhdoj”.

“Sa herë që më fton trajneri do ta jap maksimumin. Po jap më të mirën dhe do të vazhdoj në këtë mënyrë”.