Sport

Erling Haaland e bën dallimin, Man City me mund fiton ndaj Southamptonit

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Manchester City ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Southamptonit, në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë.

“Qytetarët” edhe pse ishin shumë herë më të mirë se mysafirët arritën të fitojnë me rezultat minimal 1:0.

Qendërsulmuesi Erling Haaland e bëri dallimin duke shënuar pas vetëm pesë minutave lojë pas asistimit të Matheus Nunes (5’).

City ishte shumë herë më kërkuese duke pasur edhe plot mundësi tjera shënimi me yllin norvegjez, megjithatë ky i fundit assesi s’arriti t’i finalizonte.

Rastin e vetëm te Southamptoni ndoshta e kishte Cameron Archer, mirëpo traversa e shpëtoi skuadrën e Guardiolas.

Ky gol doli të jetë në vlerën e tre pikëve për Cityn që tani marrin primatin në kampionatin anglez me 23 pikë, dy mbi Liverpoolin derisa Southampton renditet në pozitën e parafundit me një sosh.