LajmeRozë

Erion Veliaj në rolin e gazetarit për Rita Orën, sot do ta intervistojë

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot do të luajë rolin e gazetarit.

Konferenca e tretë virtuale “Diaspora Flet 2020”, që bëri bashkë shumë shqiptarë me popullaritet gjithandej botës, do të mbyllet me këtë intervistë, njofton Klan Kosova.

Por, në këtë konferencë nuk do të jetë Rita e vetmja protagoniste. Dy sportistë të njohur, Robin Krasniqi dhe Lorik Cana, në një bisedë kampionësh do të flasin për sfidat dhe sukseset e tyre.

Ndërkohë, do të zhvillohen edhe dy sesione paralele mbi temën e kulturës dhe rinisë.

Veliaj dhe Ora kanë bashkëpunuar gjatë fatkeqësisë së tërmetit të fundit në Shqipëri për rindërtimin e shtëpisë për një familje.

https://www.facebook.com/GerminKS/videos/388324342516654/