Sport

Eriksen i pakënaqur me Ten Hagun, i kërkon më shumë minuta në fushë

By GAZETA SCANNER 1

March 20, 2024

Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen, është shprehur i palumtur me kohën që po i jep trajneri për të luajtur në fushë.

Eriksen në një intervistë të dhënë së fundmi ka potencuar se ka biseduar me Ten Hagun në lidhje me këtë gjë, por që i ka thënë se konkurrenca është e madhe në këtë repart.

“Kam folur me Erik ten Hagun për shkak se jam i palumtur tani, dua të luaj sa më shumë që të mundem”, është shprehur Eriksen.

“Ai ka thënë se Kobbie Mainoo është duke bërë shumë mirë ashtu si pjesa tjetër e mesfushës është në formë të mirë, kështu që ka konkurrencë”, shtoi ai.

“Natyrisht, që duhet të shqetësohesh në kohë të gjatë, për shkak se dua të luaj sa më shumë që të mundem. Nuk dua të qëndrojë gjithmonë i ulur në bankën rezervë”.

Përndryshe, Mainoo është bërë sensacion, duke marrë ftesë së fundmi edhe nga kombëtarja e Anglisë.