Sport

Erik ten Hagu…qëndron

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2024

Manchester Unitedi ka vendosur që ta mbajë Erik ten Hagun.

Sky Sports ka raportuar që bordi ka vendosur t’i besojë holandezit pavarësisht një sezoni dëshpërues për sa i përket performancës në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Ten Hagu megjithatë arriti ta fitojë FA Cup-ën, teksa argumenti i tij kryesor për nënpërformim sezonin e kaluar kanë qenë lëndimet e shpeshta të lojtarëve titullarë.