Home Sport Erik ten Hag jep sinjale pozitive, Ronaldo mund të jetë titullar të dielën

Erik ten Hag jep sinjale pozitive, Ronaldo mund të jetë titullar të dielën

0
Erik ten Hag jep sinjale pozitive, Ronaldo mund të jetë titullar të dielën

rik ten Hag ka folur për Cristiano Ronaldo në prag të ndeshjes së parë të Manchester Unitedit për sezonin 2022/23 në Premierligë.

Trajneri i skuadrës angleze u shpreh i lumtur që portugezi është pjesë e skuadrës së tij, pasi ai e vlerëson si një sulmues të nivelit të lartë.

“Jam i lumtur që ai është me ne. Manchester United ka një sulmues të nivelit të lartë. Ai është me ne në ekip”, tha ten Hag.

Kurse, në pyetjen se a do të jetë Ronaldo titullar në ndeshjen e parë të sezonit, trajneri i Man Unitedit tha: “Do ta shihni të dielën”.

Të dielën, “Djajtë e Kuq” do të presin Brightonin në “Old Trafford”.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00. 

Exit mobile version