Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë të Shqipërisë.
Gjatë kësaj dite, presidenti turk do të takojë homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Pasdite, siç është njoftuar tashmë, Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të xhamisë së Namazgjasë.
Më saktë në orën 16:30 – 17:30 do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Xhamisë e Namazgjasë.