Botë

Erdogan vizitë në Shtëpinë e Bardhë më 9 maj

By GAZETA SCANNER 1

March 27, 2024

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë SHBA-në në fillim të muajit maj, sipas mediave turke. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Erdogan pritet të takohet më 9 maj me presidentin amerikan Joe Biden.

Kjo do të jetë vizita e parë e Erdogan në Uashington nën presidencën e Joe Biden, pas vitesh tensionesh mes marrëdhënieve SHBA-Turqi.

Recep Tayyip Erdogan do të jetë më 22 prill në Bagdad, ku do të parashtrojë kërkesën për një përgjigje të përbashkët të Turqisë dhe Irakut ndaj organizatës kurde PKK.

Më 15 mars, një delegacion i lartë turk i kryesuar nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes dhe me pjesëmarrjen e kreut të shërbimit inteligjent MIT vizitoi Bagdadin.

Në të njëjtën kohë, para disa ditësh Milliyet kishte raportuar se më 23 prill do të zhvillohet vizita e shumëpritur e presidentit rus Vladimir Putin në Turqi.