Botë

Erdogan për Gazën: Historia do dëshmojë se kishim të drejtë

By GAZETA SCANNER

January 05, 2025

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur edhe një herë për krizën dhe situatën në Gaza dhe ka thënë se qasja e Turqisë në të ardhmen do të jetë plotësisht korrekte.

Gjatë një fjalimi në një takim të eksportuesve në Stamboll, Erdogani u shpreh se strategjia turke në kontekstin e Gazës do të karakterizohet si adekuate dhe realiste në të ardhmen.

“Ashtu siç u vërtetua se kishim të drejtë në rastin e Sirisë, historia do të konfirmojë se kishim të drejtë edhe në lidhje me krizën e Gazës”, ka thënë Erdogan.

Sipas tij, përkushtimi ndaj drejtësisë, paqes dhe dhembshurisë do të jetë qasja e duhur për Turqinë. Ai shtoi gjithashtu se humbja e më shumë jetëve në Gaza nuk mund të tolerohet.