Botë

Erdogan pak para balotazhit: Rusia e Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë

By GAZETA SCANNER 1

May 20, 2023

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai ka një marrëdhënie të veçante dhe në rritje me presidentit rus, Vladimir Putin.

Këto deklarata, Erdogan i bëri para balotazhit në Turqi, teksa tha se Turqia s’është e detyruar t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Ne nuk jemi në një pikë ku do të vendosim sanksione ndaj Rusisë siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet e Perëndimit. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë”, tha ai, shkruan CNN.

Më tej, ai tha se “Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”.

Erdogan ka akuzuar rivalin e tij në balotazh, Kemal Kilicaroglu, se ai po kërkon që ta shkëputë Turqinë nga Rusia.