Botë

Erdogan kundërshton idenë e një shteti të vetëm të Qipros

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2024

Turqia vazhdon të kundërshtojë krijimin e një Federate të bashkuar Qipriote, ka thënë të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të ngjarjeve të organizuara për të kujtuar 50-vjetorin e pushtimin turk.

“Ne besojmë që zgjidhja me një federatë të vetme nuk është e mundshme në Qipro”, ka thënë lideri turk të shtunën, teksa ka vizituar zonën veriore të kontrolluar nga forcat turke në këtë ishull të ndarë.

Më 1974, qipriotët nacionalistë grekë dhe sistemi diktatorial i atëhershëm në Athinë, kanë dashur të bashkojnë Qipron me Greqinë, çka ka rezultuar me puç ushtarak në ishull.

Për të parandaluar një bashkim me Greqinë, Turqia ka intervenuar ushtarakisht. Prej atëherë, ishulli është i ndarë.

Presidenti qipriot grek, Nikos Christodoulidis, i ka hedhur poshtë thirrjet e homologut të tij qipriot turk, Ersin Tatar për një zgjidhje me dy shtete.

“Nuk do të diskutojmë zgjidhjen me dy shtete, në asnjë rrethanë”, ka thënë presidenti qipriot, Nikos Christodoulides, më herët gjatë javës.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë thirrje të shtunën për një Qipro të bashkuar. Zgjidhja me dy shtete kundërshtohet edhe nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Synimi i OKB-së ka qenë gjithmonë për një lloj federate me qeveri qendrore./rel/