Sport

Erdhi dita, sonte Barcelona-Real Madrid

Erdhi dita. “El Clascio” më e madh në Evropë, mes Barcelonës dhe Real Madridit, luhet sonte në ‘Camp Nou’, raporton GazetaScanner.

Dy rivalët më të urryer në Kontinentin e Vjetër, do të përplasen sonte në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni.

Kjo super-sfidë e cila përcillet nga miliona njerëz, parashikohet të sjellë një ndeshje të zjarrtë, ashtu siç ndodh gjithnjë në duelet mes katalonasve dhe madrilenëve.

Barcelona dhe Real Madrid aktualisht kryesojnë tabelën në La Ligë me nga 35 pikë të tubuara, andaj dueli i sontem është tejet i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të rivalitetit të madh që ekziston mes këtyre dy klubeve të famshme, por edhe për pikët që do të vendosnin liderin e tabelës.

Lionel Messi më shokë si asnjëherë më parë synon të mposht “mbretërit” në një sfidë që është paparashikuar deri në firshkëllimin e fundit të arbitrit të ndeshjes. Ballafaqimi mes Barcelonës dhe Real Madridi nis në orën 20:00. /GazetaScanner/