![Era Istrefi shfaqet nga avioni privat, zbulon pak nga kënga shqip që po vjen Era Istrefi shfaqet nga avioni privat, zbulon pak nga kënga shqip që po vjen](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/Era-Istrefi-600x360-1.jpg)
Pas një pauze të gjatë, Era Istrefi po rikthehet fuqishëm. Këngëtarja që ka marrë famë ndërkombëtare pritet të sjellë së shpejti projektin e ri që mesa duket ka përfunduar. Të paktën këtë ka nënkuptuar Era përmes një videoje që ka publikuar në Instastory.
Këngëtarja shihet në një avion privat teksa argëtohet me këngën e saj në sfond. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Bebe” dhe se po vjen shumë shpejt. Kujtojmë që Era mori famë përtej kufijve shqiptarë me super hitin e gjashtë viteve më parë “Bonbon”.