Ajo është njëra nga artistet shqiptare që pëlqehet tejet shumë nga publiku.
Bëhet fjalë për Era Istrefin, këngëtaren që prej vitesh është pjesë e tregut dhe shumë e angazhuar në muzikë.
Biondja duket se po përgatitet për një projekt të ri muzikor, ashtu siç ka paralajmëruar prej kohësh.
E njëjta ka ndarë disa fotografi të reja në Instagram, ku shfaqet provokuese duke vënë në fokus linjat trupore.
Krijuesja e hitit “Bon Bon” ka zgjedhur një palë të brendshme ngjyrë nude, për një nga paraqitjet në klip.
Dukjen e ka kompletuar me aksesorë të shumtë, argjendi të përzier me ari.
Flokët e bardha i ka lënë të lirë tërësisht dhe ka zgjedhur një grim më të theksuar.