Kult

Era Balaj, Flaka Latifi dhe Uratë Shabani shpallen aktoret më të mira në PriFest

Era Balaj, Flaka Laftifi, Uratë Shabani dhe Alban Ukaj janë shpallur aktorët më të mirë në PriFest.

Sonte janë ndarë çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 24 gusht ndërsa përfundon sonte më 29 gusht.

Çmimi aktori më i mirë shkon për aktorin Alban Ukaj me rolin e tij në filmin Full Moon.

Kurse çmimi aktorja më e mirë shkon për aktoret Era Balaj, Uratë Shabani dhe Flaka Latifi me rolin e tyre në filmin ‘Luaneshat e Kodrës’.