KultLajme

‘Epoka’ e guximshme nxori numrin e 6000 në 20 vjet punë

Gazeta “Epoka e Re”, ka festuar sot numrin e 6000-të, në 20 vjetorin e punës.

Me këtë rast, kolegjiumi i këtij medium ka mbajtur një koktej, në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, me gazetarët dhe personat që kontribuuan në këtë gazetë.

Pronari Muhamet Mavraj tha se “kemi jetuar edhe çaste shumë të mira por, të gjitha, bashkë me vështirësitë, janë çaste të ndjenjës së mirë që të jep gazetaria”.

Meritat të veçanta iu atribuuan një punëtori. Bëhet fjalë për dizajnerin e gazetës [faqosësi], Shkëmbim Krasniqi (Daja) që për 6000 numra nuk ka pranuar një herë të vetme të mungojë.

Shumë nga gazetarët e pranishëm ndan momente nga puna e tyre në këtë gazetë. Shumë nga ta, që karrierën e kanë nis në Epokë, sot janë në intstitucionet më të rëndësishme të shtetit si dhe gazetarë të njohur.

Më poshtë, emrat e gazetarëve që kontribuuan në “Epokën e Re” nga fillimi e deri më tash:

Afet Bela, Afërdita Maliqi, Agim Muhaxheri, Ahmet Bilalli, Ahmet Tmava, Alban Zeneli, Albert Ademi, Albert Shala, Albulena Mavraj, Arben Atashi, Arben Mlinaku, Arbenita Kamberi, Arbër Grabovci, Arbert Abdyli, Arbresha Baftiu, Argin Kelmendi, Arieta Gashi, Arizona Dibra, Arlinda Sejdiu, Arsim Lani, Arsim Osmani, Arsim Sinani, Arta Sylejmani, Artan Mustafa, Astron Mahmutaj, Avdullah Hoxha, Avni Azemi, Avni Makolli, Aziz Bytyçi, Bajram Lani, Bajram Smakaj, Behram Krasniqi, Bekim Ademi, Beqir Beqaj, Berat Dakaj, Besart Krasniqi, Besim Muhadri, Besnik Dema, Besnik Krasniqi, Bislim Berisha, Blerim Çoçaj, Blerina Veseli, Burim Etemaj, Daut Gashi, Demir Reshiti, Donika Bunari, Driton Bublaku, Driton Hajrizi, Driton Kamberi, Driton Lajçi, Driton Leku, Driton Paqarada, Ekrem Kryeziu, Elmedina Ballazhi, Emine Rushiti, Enver Maloku, Eranda Nepravishta, Ernest Luma, Fahri Axhalena, Fatma Restelica, Fatmir Bytyçi, Faton Dermaku, Faton Polisi, Fazli Muharremi, Fehmi Ajvazi, Fehmi Baftiu, Fehmi Gegaj, Fehmi Sylejmani, Fehmi Maloku, Fidajete Geci, Florije Ademi, Ganimete Muli, Gazmend Morina, Gëzim Pozhegu, Haki Hysenaj, Hamdi Miftari, Heset Zymberi, Hysni Syla, Igballe Imeraj, Ilir Kabashi, Imer Mushkolaj, Islam Haxhiu, Ismail Gagica, Ismail Rexhepi, Jahja Tmava, Jasemina Mulaku, Jehona Veliu, Jetlir Zyberaj, Jeton Kelmendi, Jeton Musliu, Jeton Osmanaj, Jeton Rushiti, Jeton Mazrekaj, Kimete Islami, Kimete Krasniqi, Kreshnik Sylejmani, Kujtim Shala, Liridon Ibërdemaj, Lirije Klaiqi, Lirim Geci, Lulzim Ahmeti, Lulzim Etemaj, Lulzim Sahiti, Mal Qorraj, Malsore Llapashtica, Mangji Gashi, Marin Kelmendi, Melisa Demiri, Mentor Gojani, Mentor Shala, Mihrije Krapi, Milaim Syla, Milazim Kadriu, Mimoza Hoxha, Minire Berisha, Miradije Aliu, Miradije Gashi, Muhamet Jahiri, Muhamet Koci, Musa Ramizi, Musa Sabedini, Musli Krasniqi, Myrvete Haxholli, Naim Zeqiri, Nebih Behluli, Nexhat Çoçaj, Nexhat Krasniqi, Nexhmije Ahmeti, Ngadhnjim Ademi, Nijazi Ramadani, Prend Buzhala, Qemajl Krasniqi, Qëndresa Fazliu, Qendresa Mustafa, Qendresa Rama, Qerim Rexhaj, Ragip Guraziu, Ragip Gjoshi, Ramize Murtezi, Rexhë Hasani, Rexhep Tërshnjaku, Ridvan Berisha, Rifat Buzuku, Rifat Sadikaj, Rinor Beka, Rrahman Jasharaj, Rrushe Haxhaj, Sabahate Shala, Sadete Bajrami, Sadik Zeqiri, Safete Makolli, Sali Beqiraj, Saranda Geci, Seman Shala, Sheribane Hashani, Shkelzen Çoçaj, Shkembim Krasniqi, Shpend Çoçaj, Shqipe Hetemi, Skender Idrizi, Tomor Grabovci, Uran Krasniqi, Valdete Elshani, Veton Zymberi, Xhavit Nura, Xhevdet Fetahu, Ylldije Sulka, Zanë Zyba, Zymer Osmani dhe po kaq të tjerë!