Ballina

Enver Hoxhaj: Nenin 7 e kemi pasur në tavolinë edhe në negociatat e Vjenës, por e kemi hedhur poshtë

By GAZETA SCANNER 1

March 02, 2023

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur më gjerësisht në lidhje me propozimin evropian duke dhënë disa vërejtje mjaft interesante.

“Paragrafi “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës” e barazon vikimën me agresorin, i referohet edhe Kosovës edhe Serbisë”,  është shprehur Hoxhaj, duke folur për propozimin evropian të enjten në Kuvend.

Ai po ashtu ka kontestiar se ishte arritja njohja e pasaportave dhe dokumenteve tjera duke e përmendur se edhe Sllovakia i njihte Kosovës një gjë të tillë.

Ish-ministri i Jashtëm po ashtu është shprehur se pika 4, që kërkon që Serbia të mos e pengojë Kosovën, do të kishte kuptim vetëm nëse marrëveshja do të ratifikohej në Kuvendin e Serbisë.

Po ashtu, Hoxhaj ka kërkuar nga Kurti një listë të organizatave ku do të pranohej Kosova.

Po ashtu, Hoxhaj ka përmendur edhe nenin 7 duke pretenduar se e kishin pasur në tavolinë edhe në negociatat e Vjenës.

“Prandaj, do të ishte jetike që kryeministri Kurti të bisedojë me vendet mos-njohëse se a do ta njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë kolektive. Shqetësimin kryesor që e kemi pasë gjatë debatit të sotëm ka të bëjë me nenin e 7. Unë kam qenë në negociata në Vjenë. E kemi pasë edhe në Vjenë këtë paragraf, por e kemi hedhë poshtë”, ka thënë Hoxhaj, duke e quajtur Kurtin e pahijshëm.

“Dija duhet të jetë funksionale. Unë e kam përshtypjen se Kurti ka dije të anekdotave. Dije për fjalëkryq!” , ka thënë Hoxhaj.