Lajme

Enver Hoxhaj bëhet anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

By GAZETA SCANNER 1

April 12, 2024

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se është zgjedhur anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka përmendur emrat e njohur që janë pjesë e saj.

Ai tutje ka falenderuar kryesinë që u bë pjesë e këtij forumi.

“Jam mirënjohës dhe kam kënaqësinë të pranoj zgjedhjen time anëtar të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të së cilës janë shumë emra eminentë, përfshirë Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja. Falenderoj shumë Presidentin e Akademisë, Prof. Dr. Fatos Tarifa dhe Kryesinë e saj, duke më bërë mua pjesë të këtij forumi intelektualësh eminentë mbarëshqiptarë dhe botëror!” – ka shkruar ai.