Sport

Enrique: Po e përcjellim nga afër Xavi Simonsin

By GAZETA SCANNER 1

March 01, 2024

Trajneri i Paris Saint-Germianit, Luis Enrique ka thënë se janë duke e ndjekur nga afër Xavi Simonsin, i cili është i huazuar te Lepizigu.

“Ai është një lojtar i Paris Saint-Germain dhe natyrisht që jemi duke e përcjellë nga afër”, u shpreh Enrique.

“Nuk dua të flas shumë. E respektoj Leipzigun, por po – jemi në kontakte dhe po e ndjekim progresin e Xavit”.

Xavi Simons ka shkëlqyer me fanellën e ekipit gjerman, duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në 10 të tjerë në 32 paraqitje.