Sport

Enrique ankohet: Kur PSG-ja e do një lavatriçe nga 4 euro, i shkon vlera në 400 euro

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2024

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është ankuar se klubet po i rrisin çmimet kur gjiganti francez po interesohet për lojtarët e tyre.

“Parisienët” nuk ishin shumë aktiv në këtë verë, ku nuk është që morën ndonjë zëvendësues për Kylian Mbappen, duke u përforcuar vetëm me mesfushorin Joao Neves nga Benfica.

Në konferencë për media, Enrique u pyet për këtë “afat veror të ngadaltë”, ndërsa e pranoi se PSG-ja më nuk ofron vlera të çmendura.

“Nuk e kemi ndonjë prioritet. Kemi skuadër të fortë dhe do të shohim në fund se nëse ka ndonjë mundësi, por nuk kemi presion. Kemi punuar mirë, sigurisht gjithmonë llogarisim nëse mund të përmirësohemi. Nuk duam të paguajmë më shumë për një lojtar sepse presioni po ndikon. Të shohim në fund. Kur PSG-ja e do një lavatriçe, në vend se të kushtojë 4 euro, kushton 400 euro. Pastaj kjo duhet të funksionojë si një makinë që kushton 400 euro”, deklaroi ai ndër të tjera.

PSG përndryshe nën urdhrat e Enrique po e ëndërron trofeun e Ligës së Kampionëve, që klubi ende s’ka arritur ta fitojë asnjë herë në histori, teksa e ka nisur mbrojtjen e titullit kampion në Ligue 1 me fitore 4:1 ndaj Le Havres.