Rozë

Eneda Tarifa fituese e ‘Kënga Magjike 2019′

Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën” është fituesja e “Kënga Magjike 2019”.

Këngëtarja Eneda Tarifa është shpallur fituesja e këtij edicioni në festivalin “Kënga Magjike”.

Eneda është paraqitur në këtë festival me këngën e bukur të punuar nga Flori Mumajesi, “Ma zgjat dorën” dhe ka bërë një performancë fantastike në netët finale.

Në vendin e dytë edhe këtë vit kemi këngëtaren Fifi, e cila këtë vit është paraqitur me këngën “Marova”.

Në vendin e tretë është rankuar Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i imi”.