BotëLajme

Emra e vendeve ku shënoi fitore Biden me Demokratët

Kandidati për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka bërë hap të madh drejt fitores brenda garës partiake pasi shënoi fitore në tetë nga 14 shtetet që u përfshinë në procesin zgjedhor të martën.

Ish-nënpresidenti amerikan shënoi fitore në Massachusetts, Minnesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tennessee, Karolinë Veriore dhe Virgjinia.

Megjithatë, kandidati tjetër, Bernie Sanders, pritet të fitojë në shtetin me më së shumti delegatë, Kaliforni, dhe në tri shtete të tjera.

Këta dy kandidatë janë në dy pozitat e para brenda Partisë Demokratike për ta sfiduar presidentin e tanishëm, Donald Trump, në zgjedhjet e muajit nëntor.

Ndërkohë ish-kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i shpenzoi mbi 500 milionë dollarë nga pasuria personale gjatë fushatës, por nuk shënoi fitore në asnjë shtet.

Sipas të dhënave fillestare, kandidati Biden ka siguruar përqindje të madhe të votave të banorëve me prejardhje afrikane, të cilët përbëjnë grup jetik në Partinë Demokratike.

Në anën tjetër, Bernie Sanders fitoi në Vermont, Kolorado dhe Utah, ndërsa pritet të fitojë edhe në Kaliforni.

Fituesi është ende i paqartë në Teksas, ku gara mes Sanders-it dhe Biden-it është mjaft e ngushtë, shkruan “BBC”