Rozë

Emma Stone shpërthen në lot gjatë një bisede me fansat

By GAZETA SCANNER 1

February 03, 2024

Emma Stone nuk ka mundur të mbajë dot lotët gjatë një seance pyetje-përgjigje për filmin e saj të ri “Poor Things” në Londër në momentin që fans autikë i ka treguar asaj për jetën e vetmuar në shkollë.

Aktorja 35-vjeçe është përlotur në momentin që djali i ka hapur zemrën, duke treguar se një ndër intervistat e saj në “Saturday Night Live” e bën atë që të shkonte në shkollë.

Ylli i “Amazing Spider Man” është çuar nga skena dhe i ka dhënë atij një përqafim.

Në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh, anëtari i audiencës tha:

“Unë e kam ndjekur karrierën tuaj për 12 vitet e fundit. Më pëlqen shumë “Poor Things”. E kam parë gjashtë herë. Gjithmonë sillni elektricitet në ekran në secilën nga performancat tuaja dhe gjithçka që krijoni është gjithmonë e pastër dhe e ndershme. Unë kam rënë vërtet në dashuri me zemrën tuaj, besimin tuaj, forcën tuaj, mbrojtjen tuaj për shëndetin mendor dhe ndërgjegjësimin. Duke u rritur si një nga fëmijët e paktë autikë në shkollë, ndihesha i vetmuar dhe i paaftë për të bërë miq. Gjatë pushimit do të hyja fshehurazi brenda një dhome kompjuteri për të parë intervistat tuaja të vjetra SNL.

Ju përmendët në disa raste se jeni ndjerë e pasigurt kur nuk keni mbaruar shkollën e mesme dhe nuk keni shkuar në kolegj, por unë kam shijuar rehatinë dhe sigurinë që më keni sjellë gjatë atyre viteve”.

Publiku më pas shpërtheu në duartrokitje.

Anëtari i audiencës e përshëndeti atë me një buqetë të madhe teksa perqafuan njëri-tjetrin, duke qarë, ne pamundesi për të kontrolluar emocionet e tyre.

Emma i tha fansit se ishte shumë i lezetshme ndërsa ata ndanë një tjetër përqafim të përzemërt.