Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani zhvilloi një bisedë telefonike të martën me presidentin e SHBA-ve, Joe biden.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Katarit, QNA, ata diskutuan për zhvillimet e vazhdueshme në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze.
Liderët theksuan rëndësinë e përpjekjeve të ndërmjetësimit të përbashkët “për të qetësuar situatën dhe për të arritur një armëpushim të përhershëm”.