Rozë

Eminem performoi ndarjes nga jeta të nënës së tij, këndoi tekste fyese që ia dedikoi asaj

By GAZETA SCANNER

December 09, 2024

Eminem dha performancën e tij të parë që kur nëna e tij Debbie Nelson vdiq një javë më parë në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Reperi 52-vjeçar u ngjit në skenë për garën e Formula 1 në Abu Dhabi dhe gjatë performancës këndoi këngën “Pa mua”, ku detajon marrëdhënien e komplikuar me nënën e tij, transmeton Indeksonline.

Kjo këngë ka një linjë fyese që lexon “Fuck you, Debbie”, të cilën Eminem nuk e këndoi këtë herë, por përkundrazi u këndua nga njerëzit në audiencë gjatë performancës, transmeton Daily Mail.

Marrëdhënia e tij me të ëmën ishte e vështirë dhe plot dramë dhe kjo nuk është e vetmja këngë në të cilën ai shfaq inatin ndaj saj. Hiti i parë i suksesshëm i Eminem, My Name Is, në 1999, përmban gjithashtu tekste që sulmojnë nënën e tij. Më pas ai e akuzoi atë për neglizhencë dhe abuzim.