Kritikave të shumta për filmin “Blonde” i cili flet për jetën e aktores Marilyn Monroe, i është bashkuar së fundmi edhe modelja e njohur Emily Ratajkoëski.
Përmes një video të postuar në TikTok , 31-vjeçarja është shprehur me kritika të shumta ndaj filmit, duke thënë se portretizon “fetishizimin e dhimbjes femërore” .
“Nuk jam e befasuar kur dëgjoj se është një film tjetër që fetishizon dhimbjen femërore, madje edhe në vdekje”.
Bukuroshja përmendi vdekjen e Amy Winehouse dhe Princeshë Diana si shembuj të femrave me të cilat është ‘e fiksuar’ shoqëria, duke thënë se ne si shoqëri, na pëlqen të fetishizojmë dhimbjen femërore
“Ne jemi të fiksuar pas vajzave të vdekura dhe vrasësve serialë“.
Filmi blonde me regji të Andrew Dominik dhe me protagonist Ana De Armas , është një film biografik I cili flet për jetën e aktores amerikane , Marilyn Monroe , e cila ndërroi jetë në vitin 1962.