Përfaqësuesi aktual i përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, Sedat Onal, merr detyrën si ambasador i vendit të tij në Uashington.
Zëvendësministri aktual i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Yildiz, është emëruar në postin e tij si kreu i Misionit të Përhershëm të Turqisë në OKB, sipas burimeve diplomatike nga Ministria e Jashtme turke.
Ambasadori i ri 61-vjeçar i Turqisë në SHBA ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme turke që nga viti 1989 dhe ka punuar në shumë vende duke përfshirë Kuvajtin, Gjermaninë, SHBA-në, Iranin, Austrinë dhe Jordaninë. Ai kishte marrë detyrën e përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në Kombet e Bashkuara vitin e kaluar në shkurt.
Pozicioni i ambasadorit të Turqisë në Uashington ka mbetur vakant që nga 12 janari, kur Hasan Murat Mercan dha dorëheqjen. Zyrtarisht, shkak ka qenë plotësimi i kufirit të moshës. Hasan Murat Merjan nuk ishte diplomat karriere, por u emërua me vendim politik. Ai është inxhinier, politikan dhe anëtar themelues i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet. Para Uashingtonit ai kishte shërbyer si ambasador në Tokio.