Receta

Ëmbëlsirë me mollë

By GAZETA SCANNER 1

May 10, 2023

Kjo ëmbëlsirë është numër një në amvisëri, madje për dy arsye: të shijes fantastike dhe mënyrës së thjeshtë të përgatitjes

Përbërësit:

1 filxhan sheqer; – 1 filxhan vaj; – 2 filxhanë miell; – 1 filxhan jogurt; – pluhur për ëmbëlsira; – 1 kg mollë; – 2 lugë vaj; – sheqer sipas nevojës; – 3 lugë grizë.

Përgatitja:

Në një tepsi përzieni vezët, sheqerin, vajin dhe miellin me pluhurin e ëmbëlsirave dhe jogurtin.

Të gjitha përzieni mirë dhe bëni brumin. Për shtesë qëroni mollët, grini në rende dhe fërgoni në vaj.

Shtoni grizin dhe sheqerin sipas shijes. Qitni gjysmën e brumit në tepsi të lyer dhe piqni disa minuta derisa të bëhet kore.

Pastaj qitni shtesën, dhe sipër shtesës vendosni gjysmën tjetër të brumit.

Piqni 40 minuta në furrën e nxehur më parë në 200 gradë Celsius.

Kur të piqet ëmbëlsira, mund t’i qitni sipër sheqer pluhur.

Shijojeni – transmeton Telegrafi.