Botë

Embargo ndaj arit rus, Michel: Të tregohemi të kujdesshëm, masat nuk duhet të dëmtojnë Europën

By GAZETA SCANNER 1

June 26, 2022

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, ka theksuar se çdo embargo ndaj arit nuk duhet të ketë ndikim në Europë.

“Ne duam të sigurohemi që ajo që vendosim të ketë ndikim negativ mbi Rusinë dhe jo mbi ne”, ka thënë ai.

Referuar deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, presidenti i KE-së duket se është distancuar nga qëndrimi i Biden, duke theksuar se vendet duhet të sigurohen që të mos ketë ndikime negative për Europën.

Në të njëjtën kohë ai shprehu edhe rezerva për vendosjen e një tavani për naftën në vendet prodhuese të diskutuara mes G7.

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Ne jemi gati të hyjmë në detaje dhe të marrim një vendim së bashku me partnerët tanë, por duam të sigurohemi që ajo që vendosim do të ketë një ndikim negativ mbi Rusinë dhe jo për ne ”, tha ai.