Image ref 133509527. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.

Sport

Elvis Rexhbeçaj në formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

August 26, 2024

Elvis Rexhbeçaj është në formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.

Ai ishte lojtari më i mirë nga radhët e ekipit të tij në përballjen kundër Werder Bremen, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Mesfushori i Augsburgut, i cili do të debutojë me Kombëtaren e Kosovës në shtator, luajti përplot 90 minuta. Elvisi shënoi golin në minutën e 16 të ndeshjes, ndërkohë që gjatë gjithë ndeshjes kishte 83% saktësi të pasimeve, 54 prekje me topin dhe 5 duele të fituara.

Dardani i ri, Rexhbeçaj, u vlerësua me notën 7.5 për performancën e tij.