Lajme

Elshani: Situata në veri vazhdon të jetë e brishtë

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2023

Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë, mirëpo e brishtë. Kështu bën të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.

Në një lidhje direkte në “Info Nata” në Tëvë 1, Elshani potencoi se situata ende është delikate, pas rastit të 24 shtatorit në Banjskë.

“Situata e sigurisë është e qetë, mirëpo është e brishtë, është delikate duke marrë parasysh situatën të cilën e patëm më 24 shtator në Banjskë. Ne jemi duke punuar në vazhdimësi, mirëpo ka të bëjë edhe mentaliteti. Për shembull në veri nuk paguhet rrymë, nuk paguhet tatim në pronë, ka shumë biznese të paregjistruara. Të gjitha këto jemi duke lëviz në drejtim të asaj që kjo të përmirësohet”, deklaroi ai.