Lajme

Elshani: Në Jarinje po qarkullojnë veturat, nuk ka asnjë problem

By GAZETA SCANNER 1

September 07, 2024

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka folur për gjendjen në pikat kufitare me Serbinë.

Ai ka treguar se në piken kufitare në Jarinjë nuk ka ndonjë problem dhe se veturat po qarkullojnë lirshëm.

Në një prononcim për “Reporteri”, ai ka thënë se dy pikat tjera kufitare vazhdojnë të jenë të mbyllura.

“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem, kurse dy pikat tjera kufitare Bërnjaku dhe Merdarja vazhdojnë të jenë të mbyllura”, është shprehur Elshani.