Sport

Elseid Hysaj te Roma?

Elseid Hysaj është lidhur këtë periudhë me një kalim të mundshëm te skuadra e Romës.

Vetë menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi, e ka pranuar se ka një interesim dhe verdhekuqtë janë një opsion real për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare.

Gazetarët italianë, para ndeshjes që Roma do të luajë me Fiorentinën, këtë herë kanë vendosur të ngacmojnë edhe trajneri Paulo Fonseca. Ky i fundit është shmangur me stil, teksa ka deklaruar: “Nuk flas për lojtarët e skuadrave të tjera”.

Në fakt trajneri i Romës është munduar të eliminojë çdo gjë që lidhet me merkaton dhe të fokusohet te skuadra aktuale dhe tek ajo që duhet të bëjnë në fushë për ta mbyllur vitin me rezultate pozitive.