Lajme

Eliza Hoxha për mbikalimin në Veternik: Kot, para të çuara poshtë

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka quajtur “kot” dhe “para të puara poshtë” mbikalimin e ri të ndërtuar në Veternikë të Prishtinës.

“Nëse ka diçka të dështuar ndër vite janë këto lloj mbikalime që qeveria e Kurtit po i promovon. A nuk morrët mësim prej monstrës te shkolla e mjeksisë, apo tek ai në Çagllavicë, apo…. Para të çuara poshtë dhe mungesë idesh. KOT, KOT, KOT”, ka shkruar ajo në Facebook.