Sport

Elite Round: Kosova U19 nuk arrin të kualifikohet në “EURO 2024”

By GAZETA SCANNER 1

March 26, 2024

Kombëtarja e Kosovë në futboll në kategorinë U-19 i ka përfunduar kualifikimet për “EURO 2024”.

Sot, “Dardanët” u mposhtën nga Sllovenia me rezultat 2:0.

Kështu skuadra e Adil Maliqit, nuk ka arritur të kualifikohet për këtë garë shumë të rëndësishme.

Kosova ishte pjesë e grupit të parë bashkë edhe me Spanjën edhe Austrinë.

Kombëtarja përfundoi në vendin e tretë me tre pikë.

“Dardanët” startuan tejet mirë duke e mposhtur minimalisht Austrinë, me rezultat 1:0.

Në ndeshjen e tyre djelmoshat e Kosovës, humbën kundër Spanjes me rezultat 2:1