Sport

Elita rikthehet me sfidat e javës së gjashtë, spikat dueli Drita-Prishtina

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e javës së gjashtë.

Sot (e shtunë) pasdite do të përballen Dukagjini dhe Fushë Kosova.

Duele të zjarrta do të luhen nesër (e diel) pasdite, ku kryederbi luhet mes dy rivalëve të vjetër, Dritës dhe Prishtinës, sfidë kjo që luhet në Gjilan.

Përballja mes gjilanasve dhe prishtinasve si çdo herë pritet të sjellë ndeshje dramatike jo vetëm për shkak të rivalitetit që ekziston prej vitesh mes këtyre dy skuadrave, por edhe për rëndësinë e pikëve nga ky ballafaqim.

Kampioni i Kosovës, Ballkani para tifozëve të tyre pret Malishevën, derisa joshëse pritet të jetë edhe dueli mes Llapit dhe Gjilanit, kurse, Liria i bën ‘konak’ Feronikelit ’74. /Goli/

Superliga /Java e Gjashtë:

Sot takohen:

Dukagjini-Fushë Kosova

Nes ër takohen:

Llapi-Gjilani

Ballkani-Malisheva

Liria-Feronikeli ‘74

Drita-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.