Rozë

Elgit Doda dhe Romeo Veshaj bëjnë postimin e dyshimtë për Donaldin

Mbështetësit më të mëdhenj të Donaldit janë padyshim vëllai i tij, Romeo dhe miku, Elgit Doda. Ata kanë treguar mbështetjen e tyre gjatë gjithë rrugëtimit të tij në këtë reality show. Mirëpo, ata kanë bërë disa postime të dyshimta në rrjete sociale.

Ka qenë Elgiti i cili bëri një status ku shkruante: “E kemi një gjë të bukur sonte, apo jo Romeo”, shoqëruar më pas me foton e një parashute. Dhe Romeo një ditë më parë ka paralajmëruar diçka përmes një fotoje ku shihet me Elgitin.

“Ça vjen nesër”, ka shkruar ai krahas fotos. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për një surprizë për Donaldin na mbetet vetëm të presim.