Lajme

Elezi: Deri më 11 dhjetor subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

By GAZETA SCANNER 1

August 22, 2024

Duke filluar nga 1 shtatori dhe deri më 11 dhjetor 2024, partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur mund të paraqesin në KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, kërkesën e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Gjithashtu, sipas tij, deri më 11 dhjetor 2024, subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje, duhet të dorëzojnë edhe listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.