Lajme

Elektrosever fton qytetarët në veri të lidhin kontratë: Leximi i njehsorëve zgjat deri më 29 prill

By GAZETA SCANNER 1

April 19, 2024

Kompania përgjegjëse për shpërndarje të energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, Elektrosever, ka njoftuar se nga kjo e premte ka nisur me leximet e rregullta të njehsorëve.

Nga kjo kompani njoftojnë se leximet do të zgjasin deri më 29 prill, përjashtuar ditët e fundjavës.

“’Elektrosever’ kërkon nga konsumatorët që matësit të jenë në dispozicion për lexim gjatë asaj periudhe, në mënyrë që informacioni i mbledhur nga terreni të jetë i saktë dhe të korrespondojë me konsumin aktual të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Kosovo-online.

“Ftojmë konsumatorët që nuk kanë lidhur kontratë furnizimi me ‘Elektrosever’ të vijnë në filialet tona për të marrë informacionin e nevojshëm, për të hequr çdo dyshim të mundshëm dhe për të nënshkruar një kontratë që siguron furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pesë për qind më të ulët se çmimi i çdo furnizuesi tjetër dhe është gjithashtu më i favorshmi në rajon”.