Sport

“El Clasico-s” i munguan vetëm golat

Një super-sfidë me plot emocione, raste të shumta nga të dy skuadrat, por që heshtin rrjetat në “Camp Nou”, raporton GazetaScanner.

‘El Clasico’ e parë e këtij sezoni, është mbyllur me rezultatin më të padëshiruar në lojën e futbollit, pa gola.

“Camp Nou” i stërmbushur, solli spektakël siç ndodh gjithnjë në duelet mes këtyre dy rivalëve të përbetuar.

Në “tapetin” e nxehtë, futbollistët e të dy skuadrave, zhvilluan një ‘luftë’ mjaft të fortë, duke vrapuar për çdo top, duke krijuar raste të mira në të dy pjesët, por në asnjë mënyrë skuadrat nuk ia dolën që të paktën të prekin një herë rrejtën.

Në fakt, madrilenët përmes Gareth Bale shënuan gol, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë lojës. “El Clasico” mbyllet pa gola, derisa Barcelona dhe Real Madrid, vazhdojnë të kryesojnë La Ligën më nga 36 pikë të tubuara, pesë më shumë së Sevilla që renditet e treta. /GazetaScanner/