Kult

Ekspozitë e Kaltrina Rrustemit në Muzeun Kunsthalle Basel

Kaltrina, artiste e re që jeton në Zvicër, ekspozitën e saj e ka emëruar “Hommage à la guerre que je n’ai pas vécue” /Homazh luftës që nuk e kam përjetuar/, e cila i kushtohet kujtesës për një odë, dhomë të pritjes në Kosovë, që u shkatërrua në luftë dhe jeton ende në art, në kujtesë.

Katrina Rrustemi ka hapur ekspozitën personale në Muzeun Kunsthalle Basel të Zvicrës më 27 nëntor dhe ajo do të jetë e hapur deri më 2 janar 2022. Më parë Kaltrina mori pjesë në ekspozita me instalacione edhe në Gjenevë më 2019 dhe në Kunsthalle Mulhouse më 2020.


Expozita që ka zgjuar interesin e dashamirëve të artit në Bazel është organizuar në kuadër të projektit “Von möglischen Welten” /Prej botëve të mundshme/, i cili përmbledhë 19 institucione të artit nga Franca, Gjermania dhe Zvicra.


Kaltrina, artiste e re që jeton në Zvicër, instalacionin e saj e ka emëruar “Hommage à la guerre que je n’ai pas vécue” / Homazh i luftës që nuk e kam përjetuar/.
Punimi është krijuar nga kujtimet. Kujtimet janë gjithmonë fragmente, pjesë- pjesë dhe mbi një mozaik t ë tillë memorizues është krijuar edhe punimi. Ajo ka përdorur fotografitë prej albumeve të fëmijërisë duke provuar të krijojë dhomën e madhe të shtëpisë së gjyshes së saj në Hade, Kastriot.


Duke folur për veprën që ekspozohet, Kaltrina e emocionuar, thotë: Kjo vepër ka lindur në pranverë 2019 kur mbledhja ide që lidheshin me temën e punimit të diplomës në Shkollën e Lartë të Arteve në Gjenevë. Një ditë, shkova të shoh një ekpozitë që e kishin organizuar studentët shqiptarë të Gjenevës. Ekspozita tregonte historinë e Kosovës, luftën e fundit, dhe ishte organizuar në shënimin e 20 vjetorit të luftës. Kam lexuar në këtë ekspozitë dëshmi nga kosovarë në diasporë dhe po kështu edhe vendas. Mendova se kurrë nuk paskam pa dëshmi të tilla të luftës. U ktheva në shtëpi me shumë emocione. Me gjithë këto emocione vendosa të tregoj edhe unë pjesën time të kësaj historisë.


Vet titulli i ekspozitës përcjell dualitet, sfera të ndryshme të jetës që përballen njëra me tjetrën duke treguar kompleksivitetin e jetës dhe realitetin në Kosovë.


Frymëzimi i Kaltrinës ishte pikërisht dhoma e madhe, oda e gjyshes së saj që ishte djegur në luftë, por kishin mbetur kujtimet për te. Ajo e di se kur rritesh larg vendit tonë, si fëmijë, është shume e vështirë të kuptosh çfarë do të thotë identiteti, përkatësia. Rritesh duke u ndjerë sikur nuk je si ata, je tjetër, flet edhe një gjuhë tjetër, ke edhe një kulturë tjetër dhe shumicën e kohës, mundohesh të fshihesh se do të jesh sikur të tjerët. Kur kthehesh në Kosovë nga Zvicra e ke ndjenjën e shtëpisë, të familjes, është një vend që e di se është edhe yti. Punimi i Kaltrinës flet për këtë ndjenjë unike

Është shkruar edhe në katalogun e ekspozitës “Von möglichen Welten” /Prej botëve të mundshme/, se kjo ekspozitë tregon rëndësinë e artit kur, bota ka nevojë për ngjarje të të kaluarës sikur edhe për ato të reja. Pikërisht këtë e shpreh kjo ekspozitë. Është një pjesë e vogël, individuale, por edhe e një pjesë historie shumë më të madhe, kolektive, historia e Kosovës, historia e luftës dhe dramës që shkaktoi ajo në vendlindjen e prindërve të saj.


Kaltrina shprehet se është e lumtur dhe krenare që iu dha mundësia të paraqes punimin e saj për artdashësit zviceranë në qendër të qytetit, në Muzeun e famshëm të Bazelit. Ajo mendon se diaspora kosovare që është e madhe në Zvicër është ende pak e reprezentueme.
Historia jonë është edhe pjesë e historisë së Zvicrës dhe mendoj, është rëndësishme të integrohemi dhe të paraqitemi sa më shumë me vlerat tona në institucionet e kulturës, përfundon ajo.