Ekonomi

Eksporti i BeH drejt Kosovës bie për 97.04 për qind

Pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, eksportet e BeH drejt Kosovës në nëntëmujorin e parë arritën në 3.2 milion KM (rreth 1.6 milion Euro) dhe u ulën me 105.03 milion KM (rreth 52 milion Euro). Kjo paraqet një rënie prej 97.04 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thanë nga Ministria për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të BeH.
Në të njëjtën periudhë, importet nga Kosova arritën në 10.71 milion KM, që është 3.69 milion KM më pak se në tre tremujorin e parë të 2018, pra një ulje e importit prej 25.6 për qind.

“Masat e tilla kanë rrezikuar marrëveshjet e biznesit që ndërmarrjet e BiH kanë me kompanitë e Kosovës, veçanërisht ato në industrinë metalike dhe elektrike, por edhe në industrinë ushqimore dhe farmaceutike, dhe kanë shkaktuar efekte të tjera negative në rrjedhën e tregtisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksojnë nga kjo ministri.

Menjëherë pas vendosjes së tarifave, më 6 nëntor të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës së pati vendosi një tarifë prej 10 për qind, e pastaj më 21 nëntor, atë e shëndrroi në 100 për qind,
autoritetet e BeH-së dhe Serbisë kërkuan nga CEFTA ta shfuqizojë atë, por arritur ndonjë sukses në këtë drejtim.
Qeveria boshnjake tentuan në fillimvit ta diskutojnë këtë çështje me përfaqësues të MTI-së, por atyre në takimin zyrtar iu tha se tarifat do të hiqeshin vetëm nëse BiH e njeh Kosovën.

BeH-së i është kërkuar që ta shfuqizojë regjimin e vizave, të njohë pasaportat, letërnjoftimet, patentat e shoferit, targat dhe dokumentet që shoqërojnë mallrat nga Kosovë me simbole të shtetit të Kosovës.
“Takimi nuk rezultoi në një marrëveshje pozitive, por situata mbeti pothuajse e njëjtë si më parë, me ndryshimin se ne jemi posaçërisht të vetëdijshëm për problemet dhe kushtet e palës tjetër si dhe pozicionin tonë”, porositën nga kjo ministri.
Përndryshe, në një takim të Qeverisë Boshnjake, të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, u konkludua se Komisioni Evropian duhet të përfshihej urgjentisht në zgjidhjen e këtij problemi, dhe se për tani BeH nuk do të marrë në konsideratë vendosjen e reciprocitetit.
“Arsyet e këtij vendimi bazohen në faktin se eksporti i Kosovës në BeH është aq i vogël sa vendosja e një kundërmase nuk do të kishte ndonjë efekt”, u tha atëherë.