BotëKoronavirusi

Eksperti britanik bën thirrje për ri-izolim të vendit: Duhet të mbyllemi për dy javë dhe të rinisim me një sistem testimi më të mirë

Eksperti britanik John Bell ka deklaruar se Anglia duhet që të izolojë edhe një herë vendin pasi niveli i infektimeve ditore është i lartë. John Bell, i cili njihet për këshillat që i ka dhënë qeverisë britanike në lidhje me programin e testimit për Covid-in.

Ai sygjeroi se një izolim i pjesshëm por i rreptë dy javor mund të kryejë punë pasi masat e vendosura nga qeveria Johnson nuk po funksionojnë shumë mirë. Bell gjithashtu tha se edhe shkollat dhe universitetet duhet që të mbyllen për një periudhë të shkurtër.

“Nëse duhet të mbyllim institucionet arsimore për dy javë, të qetësohen të gjitha dhe pastaj të fillojmë dhe ta vendosim një regjim testimi shumë më rigoroz, atëherë kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri tani në Angli janë konfirmuar 689,257  raste pozitive ndërsa 43,429 kanë humbur jetën nga koronavirusi.