Ekonomi

Ekonomia britanike zyrtarisht në recesion

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, PBB-ja e vendit u tkurr me 0.3% në periudhën tetor-dhjetor, një rënie më e madhe nga sa prisnin ekonomistët.

Kjo ecuri pason normën negative të rritjes prej -0.1% në tremujorin e mëparshëm. Dy tremujorë radhazi të rritjes negative përbëjnë një recesion teknik.

Zhvillimi negativ i atribuohet kombinimit të inflacionit të lartë dhe normave të larta të interesit, të cilat godasin fuqinë konsumatore, ndërkohë që të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë, përkatësisht shërbimet, ndërtimi dhe prodhimi patën një rënie më të madhe se sa pritej të prodhimit në tremujorin e fundit të vitit.

Megjithatë, ekonomistët vlerësojnë se recesioni do të jetë jetëshkurtër, pasi inflacioni është ulur dhe pagat po rriten me një ritëm më të lartë.

Duke reaguar ndaj të dhënave të reja, kancelari i Thesarit Jeremy Hunt përmendi inflacionin e lartë si “pengesën më të madhe të rritjes”.