Lajme

“Ejani pa kapela” në Kuvend vendosen kapela pas bisedës së Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin

By GAZETA SCANNER 1

October 16, 2024

Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u zhvilluar seanca e radhës e jashtëzakonshme. Në këtë seancë edhe sot të pranishëm nuk janë deputetët e pozitës, saktësisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo seancë është thirrur nga opozita pas publikimit të disa bisedave që Dejona Mihali nga Vetëvendosje kishte bërë me ish-kryeshefin e KeK-ut, Nagip Krasniqi.

Po ashtu aty do të diskutohet për publikime të tjera ët cilat lidhen me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

E në Kuvendin e Kosovës deputetët në shenjë proteste kanë vendosur kapela të shumta, duke iu referuar bisedës së Mihalit, ku i thoshte Krasniqit që të shkonte në takim me kapelë.

“Ejani… pa kapela! 🙂 #KREJTdheDREJT#mosututni“.