Lajme

“Eh Dullë bre” – Melihate Tërmkolli komenton një veprim të Avdullah Hotit

By GAZETA SCANNER 1

September 08, 2023

Avdullah Hoti, deputeti i LDK-së kishte rrahur tavolinën në emisionin Pressing duke kërkuar veprime radikale kundrejt Qeverisë Kurti. Këtë veprim të Hotit, e ka komentuar sonte ish-deputetja Melihate Tërmkolli, shkruan Insajderi.

“Eh Dullë bre”, ka qenë reagimi i Tërmkollit sapo iu transmetua video ku deputeti Hoti shihej duke e rrahur tavolinë.

Sipas saj kërkesa e tij është e pakuptimtë, sepse ai vet është opozitar.

”Nuk e mora vesh kujt iu ka drejtu. A është pjesë e opozitës në nivele të larta. Është prej pak 3-4 deputetëve nuk e di a janë Rruga e Re, sepse është diçka tjetër “Ruga e Re”. Ky është vet opozitë. Kjo nuk bëhet me Facebook, as duke e rrah tavolinën. Kjo bëhet me punë, këta kanë harru me punu, me qenë aktiv”, tha ajo në Pressing në T7.