Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Egzon Kelmendi, ka mbajtur një takim me bashkatdhetarët në Zvicër, raporton Scanner.
“Diaspora jonë është fuqia që mban gjallë shpresën dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, u ka thënë ai bashkatdhetarëve në Zvicër.
Ai ka kujtuar se diaspora ka qenë gjithmonë forca jonë kryesore, andaj, :bashkë mund të realizojmë vizionin për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar”.
Postimi i plotë:
Diaspora jonë është fuqia që mban gjallë shpresën dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Një takim i ngrohtë me mërgatën tonë në Zvicër, të cilët i falenderova për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për vendin.
Diaspora ka qenë gjithmonë forca jonë kryesore, andaj, bashkë mund të realizojmë vizionin për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.
Me këtë energji dhe përkushtim të përbashkët, mund të ndërtojmë Kosovën duke përqafuar vlerat tona.
Faleminderit që jeni gjithmonë pranë vendlindjes!
https://www.facebook.com/share/p/1EreRZ3Lm5/