Mohamed Salah e ka nisur fuqishëm kampanjën e tij për Topin e Artë, pasi u injorua tërësisht sezonin e kaluar duke mos u nominuar fare.
Mirëpo, është një tjetër egjiptian që po çon pluhur në Evropë.
Bëhet fjalë për Omar Marmoushin i cili brenda këtyre muajve numëron 18 kontribute për gol në Bundesligë.
Prej tyre, ai i ka 11 gola, ndërkaq ka ndihmuar edhe me shtatë asistime.
25-vjeçari ka kontribuuar në 69 për qind të golave të klubit të tij, Eintracht Frankfurt.
Nuk do mendje që kësisoj ai e ka marrë vëmendjen e top klubeve evropiane, si Bayern Muncheni, Barcelona e Manchester Unitedi.