Ekonomi

Egi Group pjesë e panairit ndërkombëtar të ushqimit ‘Tutto Food’ në Milano

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2023

EGI Group është duke marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të ushqimit Tutto Food në Milano, nga data 08 deri me 11 Maj.

Sipas njoftimit të kompanisë, produktet e EGI Group (Pi&Ki) i gjeni në në sallën: Nr-1, shtandi: D25.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10229887234233040&id=1474117708&mibextid=Nif5oz

Ndryshe,, EGI Group ka bërë investime gjigante në sektorin e prodhimit për t’i dhënë Kosovës fabrikat më moderne me makineritë e fjalës së fundit të teknologjisë. Në vitin 2017 filloi prodhimin e produkteve të cilat bartin markën Pi&Ki ku shumë prej tyre për një kohë shumë të shkurtër u rradhitën si produkte lider në tregun vendor.

Egi Group përfshinë 6 Fabrika ushqimore me 11 linja të ndryshme prodhimi: Fabrika e kikirikut, Fabrika e Biskotave, Fabrika e Pastave, Fabrika e Çokokremit, Fabrika e Smokit (flipsave) dhe Fabrika e Patatinave. Fabrika për prodhimin e Faculetave të lagura dhe të terura, Fabrika për prodhimin e Folieve dhe Letrave për pjekje dhe Fabrika e Qeseve të plastikës.

Prodhimet e tyre realizohen me përpikëri në mbikqyrje të stafit profesional dhe standardeve të prodhimit HACCP dhe ISO 22.000 dhe 9001. Duke besuar në cilësin e produkteve dhe profesionalizëm, kjo kompani nga viti 2018 filloi eksportin. /Scanner/