Lajme

EGI Group merr pjesë në panairi ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe pijeve në Gjermani

By GAZETA SCANNER 1

October 04, 2023

EGI Group ka njoftuar se do të jetë pjesë e panairit ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe pijeve “ANUGA 2023”, i cili do të mbahet në Gjermani.

Ky panair do të mbahet nga 7 deri më 11 tetor.

“EGI Group do të jetë pjesë e panairit ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe pijeve ‘ANUGA 2023’, i cili do të mbahet nga data 07 deri më 11 tetor në Köln, Gjermani. Produktet e EGI Grourp (Pi&Ki) i gjeni në sallën: 02.1, shtandi: D026a. Jeni të mirëseardhur të na vizitoni!”, ka njoftuar EGI Group.